Tuesday, December 5, 2023

Qytete te Rezuara

 Histaria e gjyshit tim,Josif Zahara,si historite e shume njerezve te mij,ka nje dhimbje te vecante brenda.

Pas nje kurbeti te sukseshem bashke me vellain Anastas,u kthye ne korce . Nje nga aresyet ishte edhe e shoqja,Afroditi,

e  cila nuk donte te largohej nga vellezerit e motrat.!!??

Eshte pothuajse e pamundur te parashikosh te ardhmen,dhe ndoshta eksperiencat shpirterore ne qytetin e tij ishin pozitive. Mund te mendosh edhe qe, shume vitet e kaluara ne vendin me te zhvilluar te botes e bene te harronte karakteristikat shpirterore te bashkevendasve . Nuk mund ta gjykosh dike per zgjedhjet ne jete, sepse nuk eshte e mundur te njohesh gjithe premisat qe e shtyne te merte nje vendim. Zgjedhja e tij ishte e gabuar,e pare tani,pas shume vitesh qe ai nuk eshte ne bote. 

Ne foton qe kam perpara,buzeqesh nje,ndoshta 30vjecar,dashamires me besim ne vetvehte. Njehere ne berat,ne shtepi te Dr Ymer Dishnices,me kujtohet qe i tha nenezes,-: I mbaj mend Zaharajte, ishin burra te bukur….

Ishte njeri i bukur,i pasur dhe…i rrethuar nga,zila dhe cmira.Kjo u duk me vone. 

Nuk kuptoj pse shtepia qe bleu ne1928 ne korce,u rregjistrua ne emer te te vellait,ndersa vellai tjeter ne Selanik nuk beri nje budallallek te ngjashem. Ndoshta ka te beje me ndryshimin ligjor dhe moral midis dy vendeve…apo me karakterin e keq te vellait te madh dhe te gruas se tij? Nje version tjeter qe me vjen ndermend eshte edhe fakti se kur u largua nga vendi, shqiperia nuk ekzistonte,pra nuk kishte nje pashaporte shqipetare per te mbuluar nomikisht blerjen.( ..kishte vetem pashaporte amerikane,kjo eshte e vertetuar,sepse komutnistet e mbajten pak kohe ne burg si shtetas te huaj.).Gjyshi bashke me te vellain kishin zhvilluar nje biznes te sukseshem ne Boston per shume vite,keshtuqe e perjashtoj mundesine e mungeses se mendimit. Me e mundshmja eshte, e prene ne bese,mashtruan,manipuluan mirebesimin e tij.

Atehere askush nuk dinte si do te rridhnin ngjarjet ne Shqiperi,por pse ju besoj sugjerimeve te pamoralshme? Mendoj se si edhe tani pas njeqind vitesh,ishte e njejta gjendje. Nepunes te pamoralshem,dhe pergjithesisht shumice njerezish parazite qe vetem rastin presin per te rrembyer dicka. 

Rastin ua solli lufta boterore. Pas lufte komunizmi sllav . Ne Shqiperi ishte fenomen masiv. Ata qe favorizoi ishin kryesisht te padalluar ne shoqerine e meparshme dhe me intelekt te ulet.

U pistonuan masivisht ne rregjimet komuniste te posakrijuara me "ndihmen vellazerore" te stallos neper "universitetet e miqesise" . Mbaj mend thenjen e mikut te familjes dhe mentorit tone z. Haznedari,:- E para gje qe te meson nje universitet,eshte si te sillesh. Keta nuk mesuan te sillen si te qyteteruar. Per c' universitet te flasim?"

Por jeta rridhte. Nenat tona,bashke me rrembimet e pasurive,prinderve te burgosur,te ardhmes,u damkosen si te deklasuar,armiq,te pandreqshem, bashkepunetore te fashizmit etj.Ne realitet ajo qe u krye,ishte nje rrembim masiv,i shoqeruar me krime monstruoze kur kishte rezistence. ( …"rezistenca" nuk kishte asnje rendesi,fara e "te zgjedhurve" te rregjimit ishte nga lloji me i urryer i katilave. Eshte shkruar se sa me deshtake eshte nje qenje,aq me e madhe eshte urrejtja ne te. Torturat qe perdoren mbi pjesen me te dalluar te atij populli,nuk pershkruen.).Eshte shkruar se sasia e pareve qe ju rrembye tregetareve dhe industrialisteve mjaftonte per te rrojtur i gjithe populli per 20 vjet pa punuar..Pas vitit '75 fillon mungesa e ushqimeve ne shqiperine komutniste.

Kuptohet "bashkeqytetaret" nuk kishin ndonje problem te madh,sepse zilia kthehet shume lehte ne urrejtje,vec qe banonin edhe ne shtepite e tyre dhe moren punet e krijuara me shume mund nga prinderit e gjysherit.( Sic shprehet nje perfaqsuese e lumpenit,-ua dha ligji!!?si mund te flasesh me kete nivel pamendor?!?). Keshtu nuk kishte me vend per endra,askush nuk i kerkonte me. Po riteshin dhe rezikonin te mbesnin pa familje.( sic ndodhi me shume e shume vajza te mira,te cilat u plaken te vetmuara).

Mblesia e Nenes sime,u be ne burgun e Burrelit. Dajua i saj,tregetari Kristo Kacadani ishte bashkevuajtes me atin e babes tim Hari Mitrushin,Panariti,gjyshin tim. Megjthese te burgosur,luftonin per te ardhmen e femijeve. Keshtu u krijua familja time,ne burgun e Burrelit jane rrenjet. Mendoj,kur filloj rruga e familjes,ata njerez ishin ne fatkeqesi,te pafaj,ne te keqe,por mendja dhe deshirat e tyre krijonin te ardhmen….,magjija e natyres njerezore. "Permbys o jete,/ Mi fal stolite."- shkruan Lasgushi.

Shikoj rrugen e gjate,qe u krijua pas nje besedhenje ne burg. Ndjek fillin e gjysherve,prinderve,tonen…dhe femijeve tane…sa shume gjera.,.sa e gjate….

Kush ju ndricoj ne erresire…kush i mbrojti nga e keqja….kush ua mbajti shpirtin dhe mendjen gjalle??!!

ZOTI.

Vendimi,ne jetojme ne nje univers me Zot apo jo,eshte vendimi me i rendesishem qe marrim si te ritur, shkruan Ainshtaini.

Duke vendosur per kete, vendosim njekohosisht per moralin,te verteten,vlerat,menyren si shohim te tjeret,....pa e ditur ndergjegjmerisht,kemi vendosur per -si do te bashkepunojne qelizat tona,c'forme e thellesi do te kete mendimi jone…dhe ndoshta mijera gjera qe as na kalojne neper mend.

Motra e nenezes,femija tjeter e gjyshit Josif,pati nje rruge tjeter.

E lindur ne 1928, (1929),vit kur gjyshi u kthye per here te pare nga Amerika. (Vit me shume ngjarje ne jeten e tij,( bleu shtepi,u martua dhe lindi femijen e pare), i kishte kaluar te 30, kur u e lidhi jeten me te shoqen

Mblesia u be nga gruaja e te vellait te gjyshit,Harallambit,e cila ishte moter e temes se burit.

Nga biseda me motren e nenes kuptohet lehte se nuk ishte nje histori dashurie,bile duke e ngacmuar temen me deshiren per te mesuar,kuptoj se ajo qenje nuk ka dashuruar ndonje here dhe nuk di c 'eshte ajo eksperience.

E kishin kerkuar per nuse qe para mbarimit te luftes,aterhere kur i jati ishte shume i pasur dhe ati i djalit punonte llogaritar per ndermarrjet e tij,por ishin refuzuar.

Mund te mendosh se djali ishte i dashuruar dhe kur ndryshuan rrethanat,realizoj endrren e tij,por nga neneza di qe ai e mbante te fshehur lidhjen,nuk dilte me te fejuaren mbremjeve neper shetitje e lokale,sic bejne te dashuruarit,rinin mbyllur ne shtepi duke kaluar ne mizerje copezen me te bukur te lidhjes.

Kujtimet optike dhe analiza prej te pjekuri qe i bej tani asaj pjese te jetes dhe grupi njerezish me shqeteson vecanerisht. Nuk kishte asnje shenje sado te vogel idealizmi dhe sinqeriteti ne ate shoqeri. Ishin kryesisht parazite qe perpiqeshin te siguronin nje fare sigurie ne jete pa asnje moral dhe vlere. Shtirja dhe dyfytyresia ishin karaktristikat baze ne shoqeri.

Mund te pyesni si mund te ekzistoje nje shoqeri e tille!!- ne mizerje,dhe ,mizerja eshte nje substance ngjitese,e erret dhe viskoze,pak si sera e rrugeve ne vaperat e behareve.Mungesa e mendimit dhe varferia materiale e shpirterore,si dhe tmerri nga terrori komutnist krijuan nje race njerezish te nenshtruar dhe servile.Spiunimi ishte baza e karieres.

Pra le te lakonizojme. Personi qe shqyrtoj me siper as qe  shikonte gruan qe lidhi jeten, fatkeqesisht, shikonte paret e te atit te saj. Me ato ndertoj edhe shtepi ( ne truall te pushtuar nga prona e perbashket,pasuri e te gjyshit te tij,dhe ne se eshte legalizuar,kemi nje falsifikim,sic ndodh rendon ne ate vend.).

Ka shume njerez qe nuk e perfillin permasen morale te jetes. Plotesojne nevojat e tyre ne kurriz te te tjereve,sikur te mos ekzistoje ajo force rregulluese dhe sublime,qe ne e emerojme "ZOT". Po ajo Force ekziston. Eshte aresyeja e nevojshme qe te ekzistoje rregulli ne univers.

Kur nuk e perfillim ate princip,zakonisht,jeta jone behet e mjere.

Pikerisht aty e kane fillin ngjarjet tragjike…femijet medioker,jeta pa aresye.

Ne historine qe po shkruaj,ngjarjet rrodhen keshtu.

Eshte nje shprehje korcare qe e perdorte shpesh gjyshja Margarite:- "i preu Perendia diten!"

Ai djali u shua papritur,ne nje mbledhje,para se te jepte llogari para kolektivit per rezultatet e punes se tij. Nga tre burime te ndryshme korcare,kam degjuar se vdiq nga frika. Do te doja shume te thosha,u prehte ne paqe ( dhe te kisha te drejte.)

Personi i dyte i kesaj historie te vogel,tetua,riti vetem tre femijet qe pati nga martesa e shkurter. Ne shtepi bashkevuajtes me te jetonin,i jati,gjyshi im,por edhe i vellai i gjyshit me te shoqen,nena dhe motra e burrit. Kuptohet as qe mund te mendohet ta rregullonte jeten,me nje lidhje tjeter,pra jeta e saj kishte nje mjerim te zgjatur.

Deduksjoni im ne kete rast eshte:- nuk bejme kompromise me zgjedhje te rendesishme te jetes sepse humbet kuptimi dhe vete aresyeja e ekzistences.

…….

Per shume vjet,neneza ngulte kembe te kalonim pushimet e veres ne qytetin e saj te lindjes,ne Korce. Korca ishte atdheu i saj i dashur. Lindem ne nje qytet me te cilin nuk kishim asnje lidhje dhe asnje parentele,ne Berat Nuk e ndieme rende kete,ne femijet,sepse prinderit,sidomos babai ishin njerez te afte dhe te sinqerte,keshtu kishim krijuar nje rreth te gjere miqsh . Pjesa me e madhe e tyre ishin te goditur nga rregjimi,si dhe ne,keshtuqe kishte mirekuptim dhe dashamiresi,te cilat na ndihmuan per te amortizuar goditjen e rregjimit.

Udhetimet periodike drejt korces dhe Tiranes,na krijonin pershtypjen e " lirise". Kur je i vogel,kjo mjafton, sidomos ne nje vend si shqiperia,ku njerezit udhetonin ralle. Tani qe u ritem,konsideroj ekzagjerim faktin qe nena ngulte kembe per pushimet ne Korce. Ndoshta aresyeja eshte e fshehur ne nevojen e saj per rezistence. Eshte e vertete se debimet kishin autor rregjimin ( kishte mundesi minimale te zgjidhnin Beratin ne rastin e nje shoqerie te lire dhe normale), por "debimet"reale ndodhnin brenda "familjeve". Kete ndoshta ndjente ne shpirt neneza.

Ata qe nuk u debuan,ne fakt,u privilegjuan nga komunizmi,sepse ju mundesua "rrembimi" i pasurive te brezave te meparshem. Le te kujtojme qe nje pjese e rendesishme e pasurive te familjeve te dalluara ishte ne formen e metaleve me vlere. Kishte pak tradite investimesh ne shqiperine e atehershme.Shume pak njerez tanime kujtojne se shqiperia e vogel ishte vendi i fundit ne Europe qe abrogoi "Gold system". Mbreti Zog,( qe u damkos nga komutnistet si vjedhes dhe tradhetar )paguante nepunesit e shtetit me ar ( HARI,gjyshi paguhej 29 napolona ar ne muaj). Kjo bente qe shume transaksione ne shqiperine e dikurshme,beheshin me flori,dhe popullsia kishte ne posesjon sasi te konsiderueshme ( Rreth vitit 1988-89, kur komunizmi po binte,dikush nga kupola komutniste shqipetare, krijoi nje shoqeri shitjeje me valute dhe flori. Shiteshin tv me ngjyra,(babai bleu nje te tille dhe pagoi 11lira ari),etj gjera te ngjashme. Mesuam se ne diten e pare "dikushi i kupoles" ,"mblodhi" mbi 800 kg ar….dhe mos harrojme se flasim pas dhjetera vitesh rrembimi sistematik te floririt nga komutnistet.)

Nuk kishte libra llogarie ku shkruheshin sasite e floririt. Ishte pjesa e rritur e familjeve qe njhnin gjendjen,kuptohet nuk e tellallisnin ne pazar,por qarkullonte si "e fshehte" midis pjestareve te rrethit familiar. Pikerisht ato informacione shfrytezuan komunistet per ta rrembyer. Tradhtia,spiunimi,bashkepunimi torturat e vrasjet,jane historia e shoqerise shqipetare ne vazhdim. Ndarja brenda familjeve nga komutnistet ne "armiqte" dhe "tanet", krijoi ferrin komunist,i cili vazhdon edhe sot. Sepse e keqja gjeneron roberi,burracakeri dhe pasinqeritet.

Korca ishte qytet,i bukur,i rregulluar ne pamje e sjellje. Qyteti i vetem ne shqiperi,ku nuk te ze kemba balte, shkruan Fishta. Dukej qe njerezit qe e ndertuan,e donin , kishin endera dhe deshira te mira per te . Shtepite ku jetonin familjet e dalluara qytetare, kishin logjike dhe estetike qytetare .Elementet arkitekturale,shprehnin tendencat e ndertuesve dhe njekohosisht deshirat e tyre per te krijuar dicka qe inspironte krenari dhe pragmatizem.Duket sikur zhvillohej nje gare e motivuar,kush do ta bente " me te bukur".

Kjo "gare" e kishte larguar,te pakten ne estetike qytetin nga Azia,duke ja bashkangjitur perendimit.

Mu kujtuan pak vargje qe mi thoshte nena kur Isha i mitur.

 " Binte bora floke,floke,

Mi shtepi te zotit Gjoke.

Bie bora fije -fije,

Pa shiko sa paska hije.

Zoti Gjoke budalla,

Qe kish ndare dy,tri gra….

…ngjet me sonet romantik gjerman.

Pra korca ishte qytet qe shprehte hapur aspiratat e banoreve per te jetuar ne qyteterim. Ne kete permase mund te klasifikohen edhe aspiratat e paraardhesve te mij. Ndertesa e Zaharajve,e konceptuar si shumefunksjonale,kryesisht hotel por edhe qender tregetare,aty ne kufi te "lendinkes se loteve", ishte nje gjetje e suksesshme per familjen dhe qytetin.

Si pika nga ku niseshin kryesisht djemte e qytetit per kurbet,ngarkuar me emocionalitet te vecante, ndoshta perpiqej tu kujtonte atyre qe largoheshin edhe se vendi qe linin pas ishte i bukur dhe ja vlente ta mbaje ne zemer. Le te kujtojme se pikerisht nga ajo lendinke ishin nisur dikur edhe ata drejt Amerikes se larget.

Nuk eshte veshtire te lidhesh qyteterimin me ndjeshmerine e shpirtit . Faktikisht gjithcka qe krijon qyteterim fillon nga ndjenja. Deshira per tu ofruar dicka njerezve qe do apo respekton. Deshira per te respektuar vehten,apo per te lene dicka te mire pasi te jesh larguar nga bota. Ndjesia se rron ne nje shoqeri me vlera,jane guri i themelit te qytetit (polis), prej aty buron qyteterimi   ( politismos).

E kunderta eshte mungesa e ndjenjes,respektit per tjetrin,self- importanca,makuteria,manipulimi i realitetit,genjeshtra ,mungesa e dhembshurise, dyfytyresia,mungesa e pendimit per te keqen qe ben,grabitja,tjetersimi….etj…etj 

Gjithesa numurova me siper jane karakteristika qe pershkruajn ne librat e psikologjise,psikopatin.

Do ti gjenim rendom ne personalitetet e udheheqjes te rregjimit komutnist,por edhe te njerezve te te perditshmes shqipetare. 

Ato u bene karakteristika baze te personalitetit te atij populli ne saje te indoktrinimit por dhe, kryesisht per shkak te myngeses se dashurise ne ate lloj shoqerie. Prodhimi i femijeve me shumice ne shoqerite islamike,jo per shkak te dashurise por si nje veprim politik,sepse epersia numerike e familjeve siguron me shume pushtet,ben ato shoqeri agresive dhe dogmatike. Po te shtojme edhe faktin se dogma marksiste ka ne baze vetem faktorin ekonomik,kupto,ai qe ka parate ka pushtetin,dmth,po ti rrembesh dikujt parate,( pasurine) I ke rrembyer edhe pushtetin ,kuptojme " permasen shpirterore" te shoqerise shqipetare.

Ne fakt nuk duhet shume mend per te kuptuar se shkruesi i marksizmit,Marksi,ishte njeri i varfer.( Ishte Engelsi qe e " mbante me buke"), ne cdo kuptim. Historia e jetes se tij tregoi se sapo filloj te kete pare ne duar,u" largua" pa zhurme nga teoria e tij. Teoria u perdor nga varfanjake te tjere me vone ( Leninrat e company…) per tu rrembyer paret te tjereve,dhe kur " kuptuan" se " pushtet" nuk jane parate,i masakruan edhe fizikisht "ata" qe i benin ta ndjenin inferiore qenjen e tyre te mjere.

Para pak ditesh,nje mikja ime greke vizitoj shqiperine. Me telefonoj e entuziazmuar per te me thene se kishte mbetur pa mend nga ndertimet aty. Dhe me pyeti,ku i gjejne shqipetaret parate per te ndertuar. Ju pergjigja duke e pyetur - a i kujton lajmet ne TV,dhe sa here permenden grupe kriminale shqipetare qe kapen me narkotike apo emigrante klandestine,apo pornia??!- po mu pergjigj. Nuk shikon ndonje lidhje midis,- e pyes??!- pjesa tjeter jane ndertimet e miliona emigranteve te ndershem,te cilet rropaten ne mijera pune te veshtira.

Qytetet nuk jane ndertimet,gratacielat pallatet,vilat. Qytetet jane pertej atyre cka duken. Jane qellimet e mira,dashuria ndershmeria,respekti,logjika,arti,filosofia…

Keto jane qytetet. Ne vende si shqiperia,ku triunfoi e keqja, qytetet u rrezuan…dhe ngelen te rrezuara sa kohe do te jete i rrezuar,Njeriu!!.


Epilog

Gjyshi Josif,i larguar shume i ri nga korca,u kthye me para ne '28. Bleu nje shtepi,gjeti dhe nje grua nga "familje e kamur"( nuk ishte shume e veshtire,mendoj…), pas" mbarsjes " u kthye ne USA,te vazhdonte punen qe kishin filluar se mbari me te vellane. Me 1929, gruaja i lindi femijen e pare,nje vajze,te cilen e pa per here te pare pas tete vjetesh….

Nuk shkoj gjithcka sic do te donin. Kriza e '29, i goditi rende. Kishin filluar nje investim te madh,nje hotel shumekatesh aty ne Boston. Hipotekuan ndertesen e restorantit per te marre huan nga banka,keshtu humbi ndertesa e restorantit. Ju mbetej sipermarja dhe vazhduan te punonin restorantin deri ne 1935, duke i paguar qirate bankes . U pasuruan perseri.

Nuk kam njohuri te plota per aresyet e kthimit ne Korce . Ajo qe eshte e qarte,eshte e pamundur familja ne mungese. Tete vjet jane shume dhe sidomos vendimtare ne fillim te nje jete te re. Vajza qe lindi quhej "cupa e Llambit". "Vellai" vec shtepise i kishte vjedhur edhe femijen. Flitej edhe per adoptim,meqe vellai i madh me gruan shterpe,nuk mund te lindnin femije te tyren. Ai adaptim nuk ndodhi kurre.( per mendimin tim aresyeja eshte se nuk kishin pasuri te tyren ti linin…)

Ne 1936, nje vit pas kthimit ne Korce,lindi Nena ime, Sofika.

Githmone me ka folur per atin e saj me superlativa. Zemerbardhe,bujar,i pjekur,kokeulur. Punetoret e donin,sepse gjthmone u jepte dicka me teper se rroga. E quaj normale edhe sepse di qe nuk i hidhnin ushqimet qe tepronin ne restorantin e Bostonit. Kishin disa rafte ne pjesen e prapme ku i linin qe te ndihmonin ata qe kishin veshtiresi ne vitet e veshtira te recessionit. Kur arinin te mekembeshin ata njerez ktheheshin si kliente ne restorantin e Zaharajve edhe per tu shprehur mirenjohje. Tani qe e mendoj,ky eshte marketing modern, ndoshta kjo i beri edhe te pasur.

Gjyshi nuk la prapa emrin e tij. Vajza e madhe i vuri emrin e te vellait, djalit te dyte,Harallamb. Per nje budallallek vellackua tim u quajt Ilir-Josif. Sic thote "legjenda" ,me pyeten mua si ta therrisnim,dhe une thashe Ilir,ndoshta me emrin e ndonje shoku te atehershem….isha vetem kater vjecar…

Sa keq.!!!

Kuptohet eshte emri i pakezimit te vellackos,por nuk perdoret,shpesh,e njohim ne,te familjes…

Ndoshta eshte fati i "Josifit",sepse po keshtu humb papritur edhe Josifi i Bibles.

Nuk e njoh lidhjen e tij me besimin. Di vetem se ishte Kristian Orthodox. Kur gjyshja Margarite ,"besimtare klasike"vinte ne Korce,shkonin bashke ne kishe, me ka treguar neneza.

U largua nga bota ne 1973. 

Gruaja, gjyshja ime kishte vdekur ne 1947.

Ajo qe ndoshta ishte aresyeja e rendesishme e kthimit te tij ne Korce,e kishte lene vetem shume vite me pare.

Si ndihej,c' mendonte per jeten,sa aresye i kishin mbetur per te jetuar,per te vazhduar perpjekjen? Do te ngelet mister per mua.

Nuk e mbaj mend te qeshur. Dukej sikur ishte larg,ndoshta ne kujtimet e mergimit. Ne ate bote te veshtire por gjithsesi me njerezore se korca komuniste.

I shkelqenin syte kur bisedonte me nenezen. Ju mbusheshin me lote te dyve kur iknim ne fundgushti nga korca .

I degjoja si bisedonin me ze te ulet,ndoshta per ato qe jetonte…

Nje here kur babai kishte erdhur te na merte pas pushimeve te veres nga korca,mbaj mend nje moment qe ndoshta ndricon pak ate periudhe te jetes se tij.

Kujtoj nenezen e shqetesuar qe bisedonte dicka me tension me babain,nuk mbaj mend dicka,vec fragmentit-"nuk e le babain ketu une…", pastaj,nje cast Nena na pyeti:-" a donim ta mernim gjyshin ne Berat?" Une dhe vellackua u hodhem perpjete nga gezimi . Ishim te deshiruar per njerez aty,ne vetmine beratase.

Edhe kjo nuk ndodhi. 

Heren e fundit qe e pashe, ishte gjysme i paralizuar pas nje hemoragjie cerebrale. Ecte me veshtiresi dhe nuk mundej te fliste. Perseriste ritmikisht - " no,no,no,no.", sidomos kur ishte i irrituar.Ndoshta i therriste"Jo" te keqes te jetes se tij…

Tani qe shkruaj keto kujtime,kam nje gezim te shtuar brenda meje. E fundit qe do te doja eshte te humbasin me ne,sepse kuptohet,sa lehte mund te ndodhe humbja.

Kam ndjere dhimbjen e shume njerezve ne kujtimet e shkruara pas renjes se komunizmit. Kryesisht kane natyre denoncuese dhe narrative. Pak,kane analiza psikologjike apo sosial -filisofike.

Duke sjelle ne mend keto histori,mu dha mundesia te shoh me kjarte fenomenin " komutnizem shqipetar". 

Nuk ishte vetem pasoje e importimit nga qendra pushteti qe donin ta shkaterronin vendin e krijuar para pak dhjetevjecareve, kryesisht nga forca te jashtme dhe me sakrifica ekstreme nga nje grup i vogel vendasish . Ishte kryesisht shoqeria shqipetare,me urrejtjen,percarjen,ziline,cektesine,mungesen e ideve qe krijoi ate mase te keqeje qe vazhdon te erresoje ate qiell. Ne psikologjine moderne pershkruhet nje personalitet qe emerohet - predator parasitic psychopaths.

Nese do te studioni karakteristikat e tyre,do te mbesni te mrekulluar,sepse njheni mire me ate lloj njerezish. Mund te dalloni aty prinderit,shoket,udheheqesit,kushurinj,etj etj.

Kur ky fenomen eshte komun ne nje shoqeri,ajo eshte e denuar,e mallkuar,e padenje per te jetuar midis si "Njeri"...

Ju mbeten dy zgjedhje:- te beheni nje prej tyre…ose…depressioni.( Mendoj,e dyta eshte zgjedhja e ndershme.)...po,keni te drejte,harrova - edhe "Ikja", e kane zgjedhur aq shume prej nesh!!



                       Thessaloniki  2023













No comments: