Tuesday, December 5, 2023

Rruge te Veshtira

 Rruge te veshtira 


Ndoshta do ta keni vene re,askush nuk ju flet per gjera te rendesishme te jetes ne menyre te hapur. Si te bejme nje shok,apo si te zgjedhim bashkeshorte. Ndoshta eshte vetem ndodhi e jetes sime. Nderkohe nga zgjedhjet e mesiperme,varet ne mase te madhe cilesia e jetes,mireqenja,paqja, deshira per te jetuar. Normalisht duhet te ishte nga bisedat e rendesishme dhe frekuente.

Kam vezhguar se kasta me te uleta te shoqerise,si mikroborgjezia,apo ndoshta dhe familje me pak "idealiste" se tona,jane shume me te "kujdesshme" ne kete teme.Pa qene i sigurt nese kjo behet premise per cilesi me te larte ne jetet e tyre. Pjesa e dukshme e jetes,,ajo qe mund te vezhgohet nga jashte,rregullohet shpesh qellimshem,"per syte e botes",por berthama,zemra,e verteta e jetes,eshte e "paprekshme" dhe varet nga sistemi i vlerave qe pranojme apo behen pjese e rendesishme e jeteve tona me nje menyre te mistershme dhe magjike,dhe per mua,verteton teorine se jeta eshte dhurate ne te gjitha permasat.

Sidoqofte,tani di me siguri,se zgjedhja ime ishte absurde,sepse behej ne kasten me te dedikuar te perndjekesve te mij. Babai i "te zgjedhures " ishte nje fshatar nga minoriteti,i cili u nis per infermier ne Tirane. Rast klasik komunist. Nga familje shume e varfer,me nivel te kufizuar mendor,pas burses per infermier,konviktor,u be anetar partie dhe sic ndodhte rendom ne ate sistem,perfundoj "doktor ", biles kirurg.

Nuk kujtoj asnje bisede serioze per asnje teme me te.

Rrethi im familjar nuk pati asnje problem me zgjedhjen,me inkurajuan, sepse sic gjykoj tashme,jo vetem nuk kishin formim ideologjik moral,por edhe,nuk u behej shume vone per Harin,per asnje "hari"! Vetem neneza ,beri nje verrejtje te vetme,ndoshta duke parandjere fatkeqesine e ardhme,:-.. si do te futesh ne shtepi komutnistet? Ne thoshim per ta -"ata qena". Nuk vazhdoi me tej mendimin,sepse per te lumturia e djalit ishte me e rendesishme. Ah,po ishte dhe vellackua tim,i cili kur diskutonim ceshtjen e banimit, verrejtja e vetme qe beri,ishte qe ne se do te vinin te banonim ne apartmentin e familjes,duhej te martoheshim. Ne 60 vjet qe jetoj me te,nuk e kam degjuar kurre te thote dicka te padrejte! Mikja jone e vecante, Lena,ne Berat,e kishte emeruar dikur "peshkopi i vogel", per shkak te ndershmerise dhe seriozitetit te tij….

Sic ndodh gjithmone me njerezit e sinqerte,martesa sjell lumturi. Afersia fizike,bashkejetesa,perpjekja per te ndertuar dicka te mire… 

Ndoshta punoja 20 ore ne dite ate periudhe. Filloja ne 5,30 diten. Ne 6 isha ne Makro,deri ne 10, ne 11 ose shpesh ne 14, ne Praxis,ne mbremje,Pizza Hut,deri pas mesnate. Vec mesimeve private…

Kjo me lumturonte,sepse per te paren here ne jete,"me jepej mundesia" te tregoja vleren.

Kemi gjithmone me teper energji kur ndihemi " njerez te lire". Tridhjet e tre vjec,- por kisha " nje Jete perpara"...

Kishim " perplasje te vogla", eshte normale. Por,pothuajse menjehere u ndergjegjesova,- ata njerez kishin nje "tjeter moral".

Perdornin narativen e reme te komunizmit,se kasta tone u luftuan si fashiste ose bashkepunetore te fashizmit,nga "ata" qe "cliruan"atdheun. Ne fakt "lufta clirimtare" dhe pjesa derrmuese e atyre qe "e bene"??! , u demaskua qe ne ditet e para,sepse "udheheqesit komutniste", rrembyen menjehere, shtepite e cdo lloj pasurie nga pjesa e suksesshme e atij populli. Burgosen apo vrane pronaret,ndersa rronin ne shtepite qe u vodhen,deri edhe vishnin rrobat qe u pervetesuan. Mund te behej kjo " ne emer te popllit", po te me falni,mua me ngjan shume me vjedhje.Kujtoj shkrimin e nje qytetari korcar,ku nena e tij,e cila shkoj per tu lutur per nje triske buke,per ate dhe tre femijet,ne nje "shok" komutnist te nomenklarures,qe " banonte" ne shtepine qe i rrembyen familjes,e gjeti te veshur me robe de shambrin dhe pantoflat e te shoqit qe torturohej ne burgun e qytetit nderkohe.

Pra narativen e komunizmit e "besonin" vetem ata qe kishin perlyer vehten me gjak te ndershem apo,sic shkruar,zotnia Luan Myftiu ( qe pata fatin ta njoh nga afer)," perdornin parrullen e piratit - "me jep,te jap."

Krimi komunist kishte filluar qe ne lufte. Nderkohe qe forcat patriotike luftonin per te debuar pushtuesin, ne bashkevepim me demokracite perndimore,komunistet kishin tjeter plan. Forcat demokratike e kishin denoncuar edhe ne shtyp" terrorin komunist ", ishte i njohur nga publiku shqipetar. Thenja e zgjuar e lordit Carrington,kur u pyet nga gazetaret:- kush duhej luftuar me perpara,fashizmi apo komunizmi,?-u pergjigj - komunizmi,sepse kur populli kupton c'fare eshte,eshte shume vone." 

Pra ne shqiperine e pasluftes njerezit e dinin mire " me ke kishin te benin", "bashkepunimi" ishte "me interes",i ndergjegjshem.

Nje pikture te qarte te realitetit te atehershem ma kishte dhene tregimi i teto Elenit ( bije e vellait te gjyshit,Anastasit,dhe bashkeemigeues ne Amerike). Me tregoj se Dhimosteni e Koci,bij te motres se gjyshit,te ndihmuar per studime nga ata,paguheshin nga Zaharenjte,po punonin per vehte,bile njerezit tane ne Greqi e dinin se do te fitonin komunistet,sepse ne nje bisede me Dhimostenin u kish thene se "kemishat e zeza" duket sikur jane me shume,por nuk eshte e vertete " kemishat e kuqe" do fitojne. Dhe keshtu ndodhi. Dy personat e mesiperm paten nje kariere ne rregjimin komutnist, nderkohe qe ne kusherinjte e afert te tyre ishim te burgosur,ose," kandidate per burg".

Deshiroj ti jap edhe nje permase tjeter kesaj historie qe po tendon nje metamorfoze ne " liber ". " Politika" logjike e gjysherve tane beri qe ne luften boterore, shqiperia te kishte shume me pak viktima se Greqia,ku komunistet,me goditjet pa aresye ndaj forcave gjermane,krijuan me shume viktima. Ne shqiperine komuniste te pasluftes,pati shume me teper viktima se ne lufte.

Nuk ka asnje te nderlikuar dhe misterioze ne " politilen" komuniste,ka,vetem genjeshter.Ky eshte edhe "thelbi"i komunizmit.

Pas grabitjes te pacak "ne emer te popllit", tmerri nga restaurimi i drejtesise,i beri ata te vazhdonin ti godisnin viktimat,femijet dhe niperit e tyre,dhe kjo nuk mbaroj,per fat te keq,pas shkaterrimit te shtetit komunist. Vazhdon,sepse e keqja dhe e verteta jane forca qe luftojne mistershem,brenda zemrave tona.

A mund te flasim per vlera ne nje bande hajdutesh? Jo! Sepse vlerat jane rrjedhim i moralit. Pa moral si percaktohen kriteret e se mires dhe te keqes? Morali ne cdo kohe dhe shoqeri ka qene i lidhur me mbinatyralen,Zotin. Ishte pikerisht kjo edhe aresyeja qe ne rregjimin ekstrem komutnist shqipetar, Zoti u nxorr "jashte ligjit". Krijimi mitikuloz i nomenklarures komuniste kishte qellim "zgjerimin" e rrethit te "fajtoreve"( diktatori Caushesku,i thote" gjeneralit" qe po e conte ne pushkatim - "ti do te me vrasesh mua? Une jam babai yt,te mora nga "fshatar" dhe te bera "gjeneral".)

"Nomenklarura" beri te mos kete asnjelloj pendimi ne shoqerite paskomuniste. Rindarja e "pasurive" te atyre kombeve u be me kriteret partiake te dikurshme te komunisteve. Ndermarrjet, qendra e qyteteve,zonat bregdetare me vlere turistike,ju akorduan me cmime qesharake,kyesisht atyre qe ishin aresyeja e prishjes totale te shoqerive. Qellim ishte mosndeshkimi i krimeve dhe sidomos,moskthimi i pasurive tek pronaret e ligjshem.


Per "bashkeshorten" pra,une isha pasardhes i fashizmit,bile me te drejte na kishin denuar,skota e te atit.( Kjo ben fare te paqarte aresyen e zgjedhjes se saj,sepse une nuk e fsheha asnjehere prejardhjen )

Kuptohet,une,i deshiruar per nje familje me femije dhe mireqenje ne nje vend te lire ,nuk e vija re kete dhe perpiqesha me shpirt tja dilja mbane ne shoqerine e deformuar greke. Nuk mund te them se jeta jone ishte e "keqe ", kishte veshtiresi,po kjo eshte eksitant kur respekton vehten.

Pas nje fare kohe,gruja, perfundoj dhe studimet per ekonomi,sepse,harrova te shkruaj se ishte studente kur u njohem. Punonte ku e ku si sekretare apo dicka te ngjashme,por nuk kishte pune fikse te paguar mire.

Punen e "gjeti" ,rastesisht,nga nje takim me fat.

Shkonim per plazh te dielen,me nje makine Seat qe kisha blere para pak kohe,dhe u ndalem per te vizituar njerezit e mij,familjen Dhjakojani,ne Agia Triadha.

Te henen,do te jepte nje interview per nje post sekretareje ne nje shoqeri burse.

Tek Dhjakojanet takova per here te pare,teton tjeter greke,Athina,me bashkeshortin,Dhimostenis Efgjenidis,nje officer madhor marine i flotes ushtarake greke ( Nen Admiral). I njojta me bashkeshorten,te cilen e simpatizuan edhe sepse fliste rrjedhshem greqisht.

Pas njohjes se pare erdhen pyetjet per punen dhe mesuan per interview te se henes. Ndodhi qe krijuesi dhe pronari i shoqerise ishte bir i mikut te tij te afert,gjeneralit,Spiros Markopoulos. Ai djale eshte rritur ne gjunjet e mij,tha i mrekulluar,xhaxhi im. Pasoj nje telefonate me Johnny (Markopoulos) …fjale per fjale - Jonny si je? Degjo,te henen do te japi interview mbesa ime per nje vend pune ne ndermarrjen tuaj ( Sigma chrimatistiriski), merr masat…….

Keshtu u gjet "gruja" me pune ne stock market te Athines . Kuptohet nga sekretare u pistonua ne postin e rendesishem te" antichristrias "( personi qe kalon urdherat e shitblerjes ne qendren e shkembimeve te aksioneve.). Ishte "personi i besimit" te agentit me te talentuar te Athens stock market.

Ne nje rast tjeter kur drejtori i zyres ketu ne selanik donte ti merrte postin per tja dhene nje te besuarit te tij,nje telefonate teto Athinase,mjafoj per te mos humbur vendin. 

Te gjitha keto kane nje vlere te percaktuar ne historine qe po shkruaj,sepse,sic rrjedh me poshte,behen premise per te qartesuar faktin,nuk ka asnje vlere ne komutnizem. Shoqerite qe e perqafuan,ose me sakt,individet e infektuar ne keto shoqeri,ishin te llojit,i cili,vazhdiimisht akuzon dike jashte vehtes per deshtimin personal. Deformon realitetin per ti krijuar vetvehtes "idene" e suksesit,percan shoqerine dhe familjen,duke denigruar gjithke qe eshte "i ndryshem" nga llumi i zemres se tij te zeze.Si person,nuk kam njohur asnje idealist komunist,ne te kundert,njerez qe perdorin mashtrimin per te arritur qellimet, kryesisht per te rrembyer nga shoqeria dicka qe nuk u takon. Kjo,behet dhe politika baze ne ato rregjime. Postet,nuk kane asnje lidhje me vleren e personit,aq me pak me aftesite,jane thjesht,shperblim per bashkepunimin,me kritere te pamoralshme. Po ta vazhdoj mendimin pak me tej,ne pergjithesi, njerezit e iniciuar me kete menyre,perfundojne ne mendjemedhenj e megalomane. Bejne sikur "harrojne" deri mohojne literalisht kriteret dhe qellimin pas "lartesimit ne post" qe ndodhi ne jetet e tyre. Perbuzin dhe tallen me te tjeret,ata te cileve ju "vodhen te drejten" per tu shkolluar dhe pasur jete normale ne shoqerite e paqyteteruara qe krijuan ata vete. Fshihen shpesh pas parulles,- jeta eshte e padrejte. Ne fakt,njerezit jane te padrejte.

Duke qene "genjeshtra" ,baze e marredhenjeve midis pushtetit dhe subjekteve,ne vazhdim, behet menyra e komunikimit ne cdo hallke te shoqerise. Deri edhe merredhenjet brenda familjes,midis bashkeshorteve, ose prinderve dhe femijeve,ne thelb kane kete menyre komunikimit. 

Ne vazhdim,perseritja ne kohe e fenomenit, pothuajse,zhduk,dallimin midis te vertetes dhe genjeshtres dhe nevojen e individit e shoqerise per te verteten. Koformizmi,si karakteristike e grupit,perfundimisht zvendeson nevojen njerezore per te menduar individualisht,deri edhe krijon ndjenjen e fajit tek individet qe vazhdojne te mendojne si njerez te lire.


Ne kete permase,historia ime ngjan cuditerisht me deshirat dhe planet per jeten e nje te denuari,ne mendjen e nje Dostoevsky,sepse "zgjedhjet " e mija pothuajse gjithmone kane ne baze besimin,jo logjiken. Jetoj jeten e nje besimtari. Po.ndoshta nuk duhet te pendohem per kete. Besimtari ka siper tij,nje ender,si reja e ndritshme mbi karvanin e israeliteve,ku besonin se fshihej -"Zoti". Me tej,- jeta mbaron per te gjithe,te keqinj e te mire. Ndoshta kjo eshte nga sofite e medha te krijimit.

E dija qe ne fillim nga leximet psokologjike,se ne ciftet me diference morale,mundesia me e madhe eshte,femijet te tendojne polin e pamoralshem. Kjo ishte nje "merzi" ne boten e mendimeve te mija ne ate periudhe. Tanime e di se jeta gjen rrugen per tu afirmuar,pavaresisht nga ne. Ne,thjesht,mbetemi "spektatore te mrekulluar" para madheshtise se saj. 

Femija e pare,ishte,ne cdo permase,per mua,nje mrekulli. Zoti,"gris" perdhen,dhe papritur gjendesh perballe me "misterin e jetes". Mu shfaq aq e bukur dhe e persosur,sa edhe tani pas shume vjetesh,ruan ende nje force magjie dhe zbulese. Sado qe te pregatitemi,studiojme apo mendojme,do te jemi gjithmone shume larg ndjesise magjike te ardhjes ne bote te nje qenjeje te re. Realiteti i thyen permasat e perceptimit linear,ku ndodh rendon jeta e se perditshmes. Kemi nevojen e koncepteve te tjera per ta rivendosur "jeten mbi shina". Sidoqofte ajo qe permbyt ndjesine e realitetit,eshte mirenjohja. Per mua ishte ne formen mistike te "adhurimit te thelle".

Eshte momenti me i bukur i jetes sime.

Mbushur me gezim,adhurim,pune "full time", la vie en rose,sic thone francezet.


Bossi i gruas,qe mori ne telefon per te uruar,vec deklarates se mund te qendronte sa te nevoitej ne shtepi me femijen,dyfishoi edhe rrogen ,generozitet i rralle ne ambientin grek.

Gjithcka shkonte mbare. Pati edhe gervishtje te vogla,sic ishte "sakrifica e Aires"maces time Siamese qe kishim per shume vjet "bashkevuajtes ". "Doktori", nguli kembe se duhej larguar menjehere. Kishte rrezik per femijen,mikrobe,toksoplazma,deri mund ta mbyste ne gjume….

E mjera Airam,rinte perballe krevatkes se vajzes,si roje,duke e shikuar me dashuri,bile edhe naten,me levizjen me te vogel,ngrinte koken,si per te pare nese gjithcka ishte ne rregull. Kishim kaluar mijera ore te kendshme me te,shoqerie e lojerash. Kur bashkeshortja kthehej nga puna,e nuhaste qe njeqind metra larg,sapo zbriste nga autobusi,ne stacion,dhe vraponte te dera,per te mare dozen e perqafimeve.

U "emigrua" detyrimisht diku,ne nje fshat te minoritetit,dhe nuk mesuam gje tjeter per fatin e asaj qenjeje te dashur.

Ndoshta ky episod nuk ishte dhe shume i rendesishem atehere,pas ndarjes,sidomos tani vone,kur mendoj per rrugen time te jetes,kuptoj se nuk ishte i pafajshem. Tregonte se per bashkeshorten familja nga vinte,ishte me e rendesishme se familja qe kishte krijuar. Mund te lejonte me lehtesi dike,te nderhynte ne shtepi te saj. Dhe kjo ishte frekuente. Sidomos i ati,por edhe e ema,te cilet kur vinin ne Selanik,banonin te ne,kishin " biseda peshperitese" pas shpines sime. Analizoj sjellje te tyre,qe aterhere i quaja "normalitet", ne fakt,nuk ishte ashtu. Ai njeri,perdorte rituale te organizates partiake komuniste ku ishte formuar. Me ne detaj,- "partise ja themi te gjitha". Kete parim perdorte edhe me femijet. Bisedat peshperitese me te bijen, bashkeshorten time,me "nxirrnin" mua jashte familjes sime. Ka nje kufi ne sasine e nderhyrjes ne nje sistem,qe ai sistem te ruaje autonomine dhe vlerat specifike. Ky kufi ishte thyer. Sic ishte thyer edhe ne "shoqerine" e perdhunuar shqipetare,apo,le ta themi,ne c'do "shoqeri" komuniste. Sepse mund "ti marrresh" dikujt dyqanin,apo fabriken,per "te miren e pergjithshme"??!),por kur i "rremben" edhe shtepine!!!?,ose sic ndodhi ne Russi,mund te " ndeshkosh" Carin,por kur i masakruan femijet ( bile dhe djalin 3 vjecar??!!)...

Ka nje kufi , jashte te cilit nje shoqeri,nuk eshte me "njerezore".

Askush nuk na paralajmeroj se pas lindjes, rreth 80% e nenave, kalojne depressionin e paslindjes. Bashkeshortja ishte nje rast klasik. Pavaresisht nga roli i " njeriut te vendosur e te forte" qe luante zakonisht,ne brendi,ishte e pasigurte dhe e manipulueshme. Femija,nga ana tjeter te vendos ne nje bote "domosdoshmerie ". Disa,deri dhe shume gjera,duhen bere pa tjeter,ndryshe,fillojne problemet. Per fat te keq,neneza ime "depressive", nuk e kishte forcen te merte persiper rolin e dados,dhe kjo eshte pak absurde,sepse nuk mund te kerkosh nga tjeter te luaj rolin e prindit. Eshte nje fatum,i akorduar nga natyra,per personat "e pergjegjshem" per ardhjen ne jete te nje qenjeje.

Kuptohet, edhe"vjehra" ,nuk e bente dot. Filluan"akuzat" ,perplasja e pare e madhe…

Nuk e di sa u ndikua ne zonen inkoshiente femija nga ndodhite,por,bekimi ne te ishte aq i madh,sa nuk krijoi asnje problem duke u ritur e forcuar.

Mbaj mend nje ngjarje,qe tregon shkallen e ankthit. Duke e ushqyer,gruaja me therret e tmerruar se femija nuk merrte fryme (ndoshta u pergjum)- vrapoj dhe perpiqem ta sjell ne vehte,e tund dhe fus ne uje…vrapojme ne spitalin e afert….si perfundim,pas nje Nate ne spital…nuk kishte asgje…ishim ne ne akth,gjeja me e keqe per prinderit e rinj.

Ne vazhdim,s'me kujtohet pse,gruaja u gjend ne spitalin infektiv, (disanteri?!), erdhen prinderit. Sjellja e "doktorit" ishte aq e keqe sa vendosa ta mbaroj aty "familjen". Fyes ne maksimum,me tha se Isha "shoferi" i vajzes se tij,i pashkolle,etj,,etj.

Skota e"intelektualeve popullore" te rregjimeve komuniste,ishte ne ekstrem qesharake. Te perlyer ne kompleks inferioriteti," luanin" megalomanin. Te paafte per te menduar e diskutuar, beheshin agresive dhe flisnin me parrulla. Duke ndjere se jane "asgje ", hiqen si" me te miret" ,te "after", te "ndershmit"... Vazhdojne te luajn rolin qe u ngjiten ne lekurat e pavlera rregjimet,qe tashme jane zhdukur prej kohesh. Dikush duhet ti lajmeroje se ka kaluar koha e tyre,koha e maskarenjve. Apo ndoshta jo. Do te jene gjithmone pjese e botes,derisa Zoti jone te vendose per fundin e botes se tyre.

"Familja" do ta kishte mbyllur historine qe atehere. Dy persona,ndricuan rrugen time asokohe dhe historia vijoi rrjedhjen ne kohe. Bisedat me vellackon dhe me shokun e tij Mimin,u bene premise per vazhdimin e familjes dhe nje ndodhie tjeter te mrekullueshme,ardhjen ne jete te femijes tjeter. Sa me teper te shqyrtosh ngjarjet e jetes,aq me teper do te perhumbesh ne nderlikimet qe "krijojne"realitetin. Shpesh mendoj se deshira per te qene racionale,ne thelb,i ka rrenjet ne nevojen tone per pushtet, sidomos,ne deshiren per te besuar se e kemi jeten nen kontroll.

Mark Aureli, perandori filosof, megjthese kishte jete shume aktive,kujdesej cdo mbremje ti vinte ai vete ne gjume femijet. Tju fliste e ti puthte,sepse mendonte se ky mund te ishte rasti i fundit. Ka arritur deri tek ne mendimi i bukur,se,duhet c'do dite ta jetojme sikur te jete,dita e fundit.

Nje shprehje e urte thote -" Kuptohet vlera e njeriut,jo ne menyren si hyn,por si del nga jeta juaj."

Tani,shume kohe pasi familja ime eshte prishur,perpiqem qe gjej"aresyet"e krijimit te saj. Mendoj se femijet,jane aresye e mjafte. Deshiren time per"familje",Zoti e bekoj me femije. Jane"frutat" e dashurise se Perendise per Harin. Per te qene realiste,femijet me jane "larguar". Ndoshta kane edhe aresye,nuk jam"Babai"qe do te donin. Te them te drejten,nuk eshte se kam edhe ndonje "mendim te madh" per vehten. Vazhdoj te kerkoj vlerat dhe kuptimin e jetes njerrzore Po edhe mund te gabohen. 

Rruga vazhdon me nje menyre apo me nje tjeter.

Kishim hyre ne shekull te ri. Shume gjera kishin ndodhur. Vellackua kishte krijuar familjen e tij,me nje zonje Skoceze, banonin ne Londer dhe studionte theologji dhe IT inginiering.Ju lindi dhe femija e pare.

Ne banonim tashme ne apartmentin e nenezes. Kishin rene kullat binjake ne Amerike. Une vazhdoja te "rendja"per te ndertuar nje jete me te mire… Erdhi edhe nje bekim tjeter ne familje. Jeta ngjitte te perpjeten,sic thote kenga. Neneza ne mbremje shkonte nga motra,per te na lene ne te ndiheshim te lire,si familje.

Ngjante se problemet ishin kaluar.

Ne fakt nuk ishte keshtu.

Ne fillim," miku" yne,pronari i ndermarrjes ku punonte,shiti ndermarrjen dhe krijoi nje te re. Bashkeshortja,nuk kishte me " mbulimin" miqesor. Kuptohet nuk kishte as klientele qe te nxirrte rrogen dhe fitime. Kishim investuar pare te nenes ne burse dhe ato ishin shumefishuar sepse bursa greke kalonte nje periudhe lulezimi,por qe te "ekzistoje" ne ate ambient,duheshin lidhje te gjera dhe besim,sidomos "te mos vije nga allvania"...

Per fatin "tone","Miku" e terhoqi ne ndermarrjen e re qe sapo e kishte krijuar. Keshtu rreziku i humbjes se punes na u largua ca. Investimet qe kishte bere neneza ne burse pothuajse ishin dhjetefishuar,po ju afroheshim njeqind miljoneve ( rreth 330000 euro). Shume e konsiderueshme. Dukej,se ndermjet shume bekimeve,femijet e mire qe na kishte falur Zoti,do te kishin edhe ate financiar. Ne nje moment u diskutua per blerjen e nje vile diku jashte qytetit. Ngeli vetem diskutim. 

Erdhi 2008. Kriza u perhap me shpejtesi ne gjithe boten funanciare. Aksionet humbnin vlere c'do dite. Kuptohet,neve kishim "njeriun tone", i cili na siguronte se nuk kishte rrezik,c do gje do te rregullohej se shpejti. Kujtoj qe ishim per pushime ne kalkidiki. Degjonim lajmet, programi qe tregonte investimet tona ne burse,shenonte se kartofilakia e aksioneve kishte rene nen 200000 euro. Humba durimin dhe i bertita "bashkeshortes" te jepte urdher shitjeje. Ti kthente te gjitha aksjonet ne monedhe. Me tha se do ta bente. Kuptohet,nuk e beri. Kishte "pllan" tjeter. Mund te me akuzojne tanime femijet se kisha besim te tepruar tek "mamaja"e tyre??! Po,ne rast se e mesojne,por nuk besoj se " mamaja" ka qellim tua komunikoje. Mendoj se eshte pikerisht kjo,edhe aresyeja qe nuk i flasin babait te tyre…

Ne vazhdim. Jonny,pronari i gruas, vdiq papritur,ne moshe shume te re,vetem 52 vjec. Ndryshuan rrethanat qe krijuan "megalomanine" tone proverbiale.

Tani gruja duhet te "nxirrte" rrogen. Rrethi i punonjesve dhe ndermarrjeve te burses po zvogelohej me ritme te shpejta. U kerkohej me ngulm te nxirrnin fitime. Fitimet vinin nga shitjet dhe blerjet e aksjoneve. Kishte nje taksim 1,5% per c'do veprim. Kjo perkthehet ,3% per c'do shit-blerje, dmth 3 euro ne c'do 100 euro xhiro…

Kam akoma,pas 14 vjetesh me qindra fatura shit - blerjesh ( ndoshta mijera) ne nje dosje . "Bashkeshortja" shiste e blinte ne frenezi ( per te nxjerre rrogen dhe mbajtur "postin") duke zvogeluar intensivisht "pasurine" e nenezes. Kaste konseguente ne urrejtje dhe vjedhje ( …dhe ne ne viktimizim…)

Kur shuma e aksjoneve po i afrohej fundit,- kerkoj te divorcohej.( Kishin mbetur vetem 6000 euro,nga shuma e 330000)

Duhet te ishte viti 2010. Sapo ishim kthyer nga pushimet e veres ne sarande.

Qe te jem i drejte duhet te them se ne ate periudhe,une nje 48 vjecar isha ne "krizen e moshes". Rreth dy vjet me pare kisha krijuar nje grup studentesh e miqsh te artitt qe takoheshim nje here ne jave,per te pikturuar e biseduar. Ishte nje ambient miqsh,i cili ne vazhdim,u fshi nga jeta ime me te njejten lehtesi me te cilen u krijua.

Gruaja "dyshonte" per "tradheti bashkeshortore" . Nuk pati akuza,sepse nuk kishte asnje flagrance apo perplasje llojit tjeter. Nenezes i tha se nuk na puqej karakteri. Ajo e pyeti:- duhej te beje dy femije qe ta kuptoje?!

Prinderit dhe vellai i saj,i cili "hante" per dhjete vjet ne shtepine time,u sollen aq me papjekuri,sa jane akoma qesharake ne ekstrem ne syte e mij. Ne nje moment i thashe ate qe mendoja per vjedhjen bashkeshortes,dhe mu pergjigj se do te mi kthente parate e vjedhura. Premtime "partijake". Jo vetem kaq,kur e kisha njohur,vec parave te gjyshit,kisha arritur te kurseja nje shume rreth1,6 million dhrahmes nga puna intensive.Depozituar ne llogarine time ne Banken Pisteos. Ne ndarje nuk kisha me asgje. Nje shume rreth 35000 euro ne llogari te perbashket,kaloj ne emer te saj dhe te femijeve. 

Fjeta ne nje mik kur u larguan nga shtepia. Te nesermen ne mbremje,kur hyra ne apartment,nuk u besova syve. Dukej sikur kishin kaluar vjedhesit. Mungonin pjesa me e madhe e orendive e mobiljeve….

Neneza nuk e perballoj dot goditjen. Ishte e lumtur per sa vjet riste mbeskat e bukura. Nuk e imagjinonte jeten larg atyre. Pesoj depression,( jo per here te pare).Tentoi vetevrasje,disa here. Jeton ne nje shtepi kujdesi per te moshuar ne Korce. Kalon ditet duke lexuar libra te pafund. Tani qe vajta,heren e fundit,mu pa me mire. Sa do te doja ta shkruante jeten e saj. Po ndoshta nuk perballon dot vuajtje te tjera. Une qe shkruaj,kam jete me te mire.

 Shume zhgenjime e njerez te pavlere,por edhe shume mrekulli. Njerez qe hyjne pa trokitur ne jeten tende,dhe sjellin magji. Nuk dua te humbasin gjithe keto. Ngjan sikur jane te pafajshme,te rastesishme,po nuk eshte e vertete. Mesuam ta shohim ne fytyre te keqen,ta njohim,e te mos i trembemi.

Volteri shkruan:"- te keqe e gjetem boten kur erdhem,dhe me te keqe do ta leme kur te ikim!" Nuk eshte dhe tamam keshtu per ne,sepse "gjejme" edhe "Voltere" kur vijme ,rruga megjthese e veshtire,ka bukurira ta mjafta per te pasur kuptimin brenda.

Shpesh jeni te merzitur,po here te tjera,te gezuar. Pyes vehten,a do te deshironim te ishim " perhere te lumtur". Jo, ndoshta. Kjo do te ishte absurde. Sepse nje pjese e madhe e asaj qe quajm lumturi,krijohet nga natyra krahasuese e mendimit,sic edhe e mira dhe e keqja,apo e bukura dhe e shemtuara. Planeti ku rrojme ka ne baze ekuilibrin. Nje ekuiliber aq te nderlikuar dhe misterioz,sapo kemi filluar ta kuptojme.

Ajo qe me trazon mendimin eshte qe femijeve te mij u mohojne entitetin shpirteror te atit,dhe kjo behet qellimshem. Sic komunistet vjedhes,vazhduan te godisnin viktimat e tyre per breza,sepse si burracake,refuzonin te paguanin per krimin,dhe vazhdojne akoma. "Bashkeshortja" vazhdon ti "ujise" urrejtje "femijet e saj", sepse,ndryshe,duhet te paguaj. Koncepti i "pageses" tmerron te pamoralshmin,sepse nuk mbaron ne boten materiale. Per fatin e mire te llojit "Njeri", jeta ndodh vetem ne permasen shpirterore. Ne gjuhen e pasur Greke kemi dy koncepte te ndara kjart - ZOI,dhe BIO. E para permban permasen shpirterore dhe e dyta ate biologjike. E para karakterizon - Njeriun. Komunistet kane zgjedhur te dyten,per vehten dhe popullsite,qe paten fatkeqesine te "burgoseshin", ne shoqerite qe krijuan,kjo eshte dhe aresyeja, pse shoqerite komuniste,nuk jane njerezore,dhe gjithmone individet perpiqen te ikin prej tyre.

Sidoqofte,do ta kini vene re se jeta vazhdon, pavaresisht "te keqes" qe takojme ne rruge. Vuajtja behet premisa baze e kuptimit,ndergjegjeson dhe pastron perspektiven. Njerezit lene maskat per te treguar madheshtine apo mizerjen qe fshehin ne shpirt. Ne shqip fenomenin e pershkruan bukur,fjala -"maskara"( ra maska). Eshte menyra per te kuptuar permasen e mjerimit ne jetet e tyre,por edhe aresyen,pse "ishin" ne jetet tona. Nese mund te shkruajm "ishin", sepse "maskarenjte" nuk jane kurre diku,eshte maska e tyre. 

Ne kapela Sikstina,Mikelangelo,ka pikturuar edhe nje engjell qe mban ne duar ,lekuren e tij. Ndoshta per tu diferencuar nga pjesa e genjeshtert ne shpirt . Mendoj c' mbetet po te largojme nga shpirti yne,pjeset e rema. Nese dicka mbetet,kishim dicka te vertete ne rrugen e jetes,ndryshe, mbetemi "lekurat ne ere".














No comments: